Vepra veneciane e vitit 1570, dedikuar kalorësve shqiptarë

Vepra veneciane e vitit 1570, dedikuar kalorësve shqiptarë

Google Books, një nga instrumentet e motorit të kërkimit Google, është një minierë librash dhe njëkohësisht një makinë e memories. Aty mund të gjejmë libra të digjitalizuar, jo vetëm bashkohor por edhe të një të shkuare të largët.

Për një njohës të mirë të gjuhëve të huaja dhe të historisë, ky instrument mund të transformohet në burim informacionesh të çmuara mbi historinë tonë dhe përshkrimeve që mund të gjejmë për popullin shqiptar nga autorë të lashtë.

Një rast interesant është ai i Antonio, i quajtur Burchiella Molino, aktor komik dhe poet venecian i shekullit të XVI, ishte një përfaqësues i lartë i letërsisë “stratioteske” ose kalorsërore dhe barcaletave mbi betejën e famshme të Lepantos, të shkruara në dialektin venecian.

Në vitin 1570 Molino publikon veprën “Barzeletta de qvattro compagni Strathiotti de Albania”, (Barsaleta mbi katër shokë stratiot nga Shqipëria). Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtrinë e perandorisë gjermane etj. Këta stratiotë shërbenin kundrejt rrogës me kuajt, armët dhe veshjet e tyre kombëtare karakteristike.

Edhe pse vepra përmban nuanca humoristike, është një përshkrim efektiv i një pjese të së shkuarës tonë për t’u vlersuar e cila nuk duhet të mbetet në harresë. 

Google Books rezervon mjaft surpriza për ata që kanë pasion historinë dhe hulumtimin. Një përdorim i mençur i kësaj teknologjie mund te shërbej për të nxjerrë në dritë element të pa zbuluar të së shkuarës tonë.

Shpërndaje në: