Vepër arti: Asistimi i Leo Messit kundër Bolivisë sot është moment i pastër gjenialiteti

Vepër arti: Asistimi i Leo Messit kundër Bolivisë sot është moment i pastër gjenialiteti

Argjentina përfundoi fazën e grupeve në Copa America me një paraqitje brilante kundër Bolivisë.

Në orët e hershme të së martës në mëngjes, ‘La Albaceleste’ regjistroi një fitore 4-1, për ta siguruar primatin e Grupit A, transmeton Periskopi.

Tash, argjentinasit do të përballen me Ekuadorin në cerekfinale të këtij kompeticioni.

Jo befasisht, ishte Lionel Messi ai që shkëlqeu sot kundër Bolivisë, në paraqitjen e tij të 148-të për Kombëtaren e Argjentinës.

Messi tash është lojtari me më së shumti paraqitje në histori të vendit dhe e festoi këtë rekord me stil.

Superylli i Barcelonës shënoi dy herë, njëherë nga penalltia dhe njëherë nga loja e hapur.

Shënimi me lob mbi portierin bolivian ishte absolutisht brilant.

Ai e bën të duket aq e thjeshtë.

Messi gjithashtu dhuroi edhe një asistim për golin e parë të Argjentinës në minutën e gjashtë, i cili u shënua nga Papu Gomez.

Vetë goli është vepër arti, me Messin që dhuroi një pasim drejt Gomezit, i cili e shfrytëzoi për mrekulli atë.

Në hapësira minimale, 34-vjecari gjeti kohë dhe vend të lansonte një top mbi mbrojtjen e kundërshtarit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: