Vengu mirëpret vendimin e NATO-s për shtimin e trupave të Shqipërisë në Kosovë

Vengu mirëpret vendimin e NATO-s për shtimin e trupave të Shqipërisë në Kosovë

‘Shqipëria është e angazhuar për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse të NATO-s’.

Kështu është shprehur ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu i cili priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, pasi erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”, shkruan “Shqiptarja”.

“Si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën”, tha ai.

Ministri Vengu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

“Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”, tha ai.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik ministri Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR.

Po ashtu, Vengu e njohu Lord Peach me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, duke ftuar për investim dhe bashkëpunim çdo agjenci apo kompani britanike.

Shpërndaje në: