Vendoset: Të gjitha ndeshjet e mesjavës në Europë do të nisin me një minut heshtje
Të gjitha ndeshjet evropiane që do të luhen këtë javë do të fillojnë me një minutë heshtje në kujtim të viktimave në rrëmujën në stadiumin Malang të Indonezisë, njoftoi UEFA.
Ky vendim i UEFA-s vlen për ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europa Leagues dhe Conference League, si dhe kualifikimeve për Kupën e Botës për femra.
Më shumë se 125 persona humbën jetën në rrëmujën që ndodhi në ndeshjen e futbollit në Malang.
Kur tifozët e zemëruar të ekipit vendas të mposhtur u futën në fushën në Malang, policia hodhi gaz lotsjellës në një përpjekje për të kontrolluar situatën, duke shkaktuar një rrëmujë në të cilën shumë u mbytën.
Incidenti është një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.
Sipas policisë, 125 persona u vranë, ndërsa Departamenti i Shëndetësisë së qytetit Malang e tha numrin e të vdekurve në 131. Sipas burimeve të tjera, numri i të vdekurve i kaloi 170 dhe 180 të plagosur.