Vendoset tabela e rrugës me emrin ‘Afrim Bunjaku’
Në anë të rrugës që të çon nga Ballabani në Banjskë, sot janë vendosur tabela të rrugës të emërtuara në emër të heroit Afrim Bunjakut, polici i cili u vra nga terroristët serbë një vit më parë në Banjskë.
Tabela është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës.
Në veri të Kosovës është shtuar prania e Policisë së Kosovës si dhe e njësive speciale, si dhe vërehet edhe numri i patrullave të KFOR-it.
Vendimi për emërtimin e kësaj rruge në emër të heroit Bunjaku është marrë nga Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur të hënën.