Vendoset rekord i ri në Lojërat Olimpike në Tokio2020

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka interes të madh për vetë faktin se rekordet që vendosin lojtarët janë të shpeshta dhe kjo e bënë dhe më interesante.
Por kësaj here rekordi i takon një femre dhe pikërisht kapitenes së Zambias, Barbra Banda.
Sulmuesja 21-vjeçare është e para futbolliste femër e cila shënon dy tripleta në dy ndeshje radhazi në Lojërat Olimpike.
Barbra realizoi tripletë në humbjen e thellë të Zambias 3-10 me femrat e Holandës, ndërsa ditën e sotme realizoi një tjetër tripletë në barazimin spektakolar 4-4 me Kinën. 21-vjeçarja ka shënuar kështu 6 gola për 3 ditë duke hyrë në histori të kompeticionit si dhe duke barazuar rekordin e futbollistet Kristine Sinkler e cila kishte realizuar 6 gola në dy ndeshje në vitin 2012.