Vendoset: Gjyqtari i njohur do ta drejtojë finalen e Euro 2020, Itali-Angli

Vendoset: Gjyqtari i njohur do ta drejtojë finalen e Euro 2020, Itali-Angli

Ndeshja finale e “Euro 2020” do të drejtohet nga një gjyqtar me përvojë.

Italia dhe Anglia do të përballen të dielën nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kampionatit Evropian,.

Gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen finale të “Euro 2020”.

Kuipers do të jetë i ndihmuar nga asistentët Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Carlos del Cerro Grande.

Në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert.

Shpërndaje në: