Vendos Kushtetuesja: Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është në pajtim me Kushtetutën
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është në pajtim me Kushtetutën, ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Abelard Tahiri, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo konfirmoi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është në pajtim me Kushtetutën duke vendosur njëzëri se niveli i përcaktuar i kuotave gjinore në listat e kandidatëve të secilit subjekt politik garanton përfaqësim të drejtë duke respektuar parimet e barazisë gjinore”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: