Vendlindja e Hashim Thaçit pa rrymë, nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK, raporton Periskopi.
Përveç bashkëvendasve të tij nga Broja e Skenderajt të gjithë qytetarët e Kosovës i kishin parë pamjet e Thaçit në QKUK.
Kjo ndodhi për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë fshat.
Kushërinjtë e tij u emocionuan me të dëgjuar për ardhjen e tij, derisa shpresonin ta shihnin në fshat.
Mirëpo ish-presidenti nuk u dërgua në vendlindje pas përfundimit të vizitës së tij tek babai në QKUK.
Kujtojmë se Thaçi u refuzua nga Specialja katër herë për vizitë.
Gjykata vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.
Ardhja është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë./ PERISKOPI