Vendimi për përcaktimin e çmimit të barnave nuk po gjen zbatim

Vendimi për përcaktimin e çmimit të barnave nuk po gjen zbatim

Në maj të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë nxori vendim për përcaktim të çmimit të barnave.

Vendim ky i cili u anulua prej më pak se tre javësh.

Sipas ministrit Arben Vitia, kjo ndodhi për arsye të rishqyrtimit të vendimit të këtij institucioni me të cilin do të përcaktohet çmimi, për shkak të të metave dhe parregullsive apo të vërejturave teknike që ka pasur.

E të gjitha këto janë hasur nga Komisioni për Shëndetësi.

“Ndonëse me ligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale është proklamuar unifikimi i çmimit të barnave dhe ulja e çmimit të tyre, ne e kemi parë vetëm një unifikim tek rritja e çmimit të barnave dhe jo ulja e saj. Ne kemi parë produkte të cilat i janë rritur prej 100% në 3000%.”, ka thënë Haxhiu.

Mirëpo disa qytetarë të Fushë Kosovës nuk kanë njohuri për këtë.

Megjithatë unifikimi i çmimit të barnave sipas Odës së Farmacistëve është në dobi të këtij komuniteti.

“Besoj se duhet të rregullohen por një gjë është e sigurtë se ne si Odë fuqimisht e kemi përkrahur ligjin sepse është në interes të komunitetit tonë që përfaqësojmë, të farmacistëve tanë komunitar që punojnë çdo ditë dhe japin shërbime në barnatore”, ka thënë Kadri Bytyçi nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Ligji për unifikim të çmimit të barnave ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar.

Ndërsa ka pasur të implementohet nga janari i këtij viti.

 

Shpërndaje në: