Vendim revolucionar: Gjykata i bën prodhuesit e kafesë që të tregojnë se kafeja shkakton kancer

Vendim revolucionar: Gjykata i bën prodhuesit e kafesë që të tregojnë se kafeja shkakton kancer

Një gjykatë ka vendosur që prodhuesit e kafesë, përfshirë Starbucks-in, kanë dështuar që të tregojnë se pirja e kafesë e ulë rrezikun e kancerit

Vendimi i gjykatës që i bëri të tranden kafe-pirësit këtë vit është finalizuar të hënën kur një gjykatës në Los Angeles tha se kafetë që shiten në Californi duhet të kenë paralajmërime për kancer, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Gjykatësi suprem Elihu Berle tha që Starbucksi dhe kompanitë e tjera kanë dështuar të ofrojnë dëshmi se pirja e kafesë e ulë çdo rrezik për të marrë kancer.

Një grup jopërfitues kishte paditur 90 kompani të kafesë, në bazën se ligji e kërkon që produktet të cilat përmbajnë kemikate që shkaktojnë kancer duhet të kenë paralajmërime – siç ndodh psh me cigaret.

Industria e kafesë nuk e ka mohuar se kemikati i quajtur akrilamid ishte gjetur te kafeja. Por siç thonin ata, ajo ishte në nivele në të cilat nuk mund të shkaktohej asnjë dëm. /Periskopi

Shpërndaje në: