Vendim i papritur nga Facebook – ja çfarë s’do të mund të postoni më
Ky rrjet social po e bën të pamundur që të ripostohen apo shpërndahen fotografi intime të njerëzve që mendohet se janë ngarkuar pa lejen e tyre, posa të që këto imazhe të identifikohen, meqë rast do të fshihen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo masë po merret në Facebook, Messenger dhe Instagram por jo edhe në Ëhatsapp, duke e ditur se Facebook ka në pronësi këto aplikacione.
“Është një hap i madh para”, tha Laura Higgins, themeluese e Linjës së Ndihmës për Pornografi Hakmarrëse në Britani të Madhe.
Facebook nuk do ta kërkojë pornografinë hakmarrëse vetvetiu, por do të mbështetet në përdoruesit që do t’i raportojnë këto përmbajtje përmes opsionit Raporto.