Vendi më i mirë për të bërë seks, bazuar në shenjën e horoskopit
Ka kaq shumë gjëra për t’u zbuluar bazuar në shenjën e horoskopit. Meqë shumicën e kemi thënë e stërthënë, ndalojmë pak tek lidhja e shenjave të zodiakut me seksin. Ose më saktë, me vendet ku i shijon më tepër secilit prej tyre ky akt!
Dashi
Ku t’i zërë! Bazuar në dëshirën që kanë për të vepruar shpejt, një Dash mund të bëjë seks kudo të ndodhet!
Demi
Mjafton të jetë vend luksoz! Nëse do të ndani shtratin me një Dem, sigurohuni të rezervoni një hotel të mirë që përfshin gjithçka brenda. Një darkë të shtrenjtë, qirinj, lule dhe shtrat mbretëror.
Binjakët
Mjafton të mos jetë i njëjti vend me të herës kaluar!
Binjakët janë kureshtarë. Jo më kot konsiderohen si fluturat e zodiakut. Ata përshtaten me çdo vend, por mund të mërziten shpejt kështu që bëni diçka për t’i kthyer dëshirën!
Gaforrja
Shtëpi e ëmbla shtëpi!
Çojini për një darkë të mirë dhe në fund, zhvishini sapo të hyni në shtëpi. Ata janë emocionalë dhe nuk bëjnë asgjë pa pak dozë romanticiteti.
Luani
Mundësisht, para një publiku.
Në katin më të lartë të një hoteli në Neë York? Apo diku ku të tjerët të shohin sa të zotë janë! Mundësisht, do të duan të filmojnë edhe një video gjatë aktit për t’u kënaqur me aftësitë e tyre më pas.
Virgjëresha
S’ka rëndësi se ku, për aq kohë sa është vend i pastër.
Peshorja
Mjafton që vendi të ketë një pasqyrë!
Peshorja është shenja më elegante dhe sharmante e zodiakut.Kështu që të shohin veten në pasqyrë e çon seksin me ta në një nivel tjetër.
Akrepi
Në një dhomë të mbushur me lodra seksi dhe kamzhik! Larg botës, në një vend ku ata të ndiejnë se kanë nën kontroll gjithë situatën.
Shigjetari
Në natyrë!
Një natë me hënë, buzë detit teksa numërojnë yjet…
Bricjapi
Pas dyervë të mbyllura.
Përfundimisht një Bricjap nuk do të japë kurrë shenja romanticiteti në publik, por sa të ftohtë janë aq mund të nxehen teksa bëni SPA bashkë, larg syve të botës.
Ujori
Në internet! Janë të paparë për seksin online.
Peshqit
Në pishinë, ku tjetër!