Vendi ku gjysma e popullsisë nuk arrijnë të martohen: Shumë e vështirë të gjesh partnerin e duhur
Bazuar në një sondazh të kryer nga qeveria japoneze, gjysma e popullsisë që kërkon të martohet, nuk gjen një partner ideal.
Të dhënat e mbledhura janë shqetësuese, duke marrë parasysh edhe rënien e lindshmërisë, e cila cilësohet si ndër më të ulëtat në histori.
Rreth 4000 meshkuj dhe femra me moshë nga 20 deri në 40 vjeç, deklaruan se nuk arrinin që të gjenin partnerin/en ideale.
Mes arsyeve të renditura nga ‘Kyodo News Agency’ janë, mungesa e mundësive për të takuar partnerin dhe mos rënia dakord me gjininë e kundërt.
Ndërkohë një sondazh paralele zbuloi të dhëna të tjera alarmante: numri i lindjeve ka rënë gjatë 2018-ës, me 918 lindje më pak në vit.
Edhe niveli i pjellorisë ka rënë në vend, çka ka bërë që qeveria gjermane të marrë masa për stimulimin e saj.