Vendi i parë i BE-së pajtohet me kërkesën e Trumpit për NATO-n

Vendi i parë i BE-së pajtohet me kërkesën e Trumpit për NATO-n

Trump po u bën thirrje anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto.

Ky pretendim shkaktoi diskutime në shumë shtete të BE-së.

Tani ka një shtet evropian që pajtohet me këtë. Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ministr i Mbrojtjes i Polonisë, e sheh kërkesën e Trumpit si një “thirrje të rëndësishme zgjimi”.

Në bazë të kësaj, në vend të dy përqindëshit të synuar më parë, pesë për qind e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) duhet të investohen tani në shpenzime ushtarake.

Zbatimi i kërkesave të Trump mund të zgjasë deri në një dekadë, tha për Financial Times Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Pozicioni i Polonisë nuk është befasi, sepse si një fqinj i drejtpërdrejtë dhe mbështetës i rëndësishëm i Ukrainës, mbrojtja e forcuar është thelbësore për shtetin e aleancës lindore.

Shpërndaje në: