Vendi i dytë i takon Dritës, Trepça 89 në barazh – Arbëria përshëndetet nga Superliga bashkë me Besën
Është konkluduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina u shpall kampione javën e kaluar pasi e mposhti Gjilanin, teksa gara dukej e hapur për vendin e dytë që dërgon në Evropë.
Dritës i ka takuar kjo pozitë pasi mposhti Arbërinë sot 2-0 në Gjilan, me mysafirët që i bashkohen tash Besës si dy skuadrat që do të luajnë në Ligën e Parë nga sezoni i ardhshëm, shkruan Periskopi.
Në vendin e tretë pozicionohet Ballkani me 74 pikë pas fitores së thellë, 5-2, kundër Prishtinës sot.
Feronikeli ka barazuar r 1-1 me Llapin, që nënkupton se ‘Nikli’ ka shpëtuar nga barazhi për të qëndruar në Superligë.
Trepça 89 është mposhtur 2-1 nga Drenica duke përfunduar në vendin e tetë, ku do të luajë në barazh me Dukagjinin e Klinës.
Më poshtë, rezultatet e plota nga ndeshjet e javës së fundit për këtë sezon në Superligë, poashtu edhe renditja përfundimtare. /Periskopi.com/