Vendet ku nuk duhet të diskutoni kurrë me partnerin
Nëse keni një bisedë të rëndësishme për të bërë me partnerin, që e dini që mund të shkojë deri në diskutim të fortë, atëherë duhet të dini që jo çdo vend është i përshtatshëm
Ka disa vende që duhet të shmangni në raste bisedash intime, për shembull nëse dëshironi t’i bëni partnerit disa gjëra të qarta, nëse dëshironi t’i plasni në fytyrë fiksimin e tij për ish-in, apo nëse raste ndarjeje.
Vendet që duhen shmangur janë:
Në dhomën e gjumit ose në shtrat. Dhoma e gjumit nuk është vendi i duhur ku mund të bëhen biseda të tilla.
Ekspertët thonë se dhoma e gjumit duhet të jetë një hapësirë e shenjtë, ku ju duhet vetëm të flini dhe të bëni seks. Dramat ruajini për jashtë çarçafëve!
Në restorant. Restoranti është vendi më i papërshtatshëm, vetëm nëse doni të fluturojnë tavolinat.
Në një bar. Pija alkoolike mund t’ju bëjë të thonë gjëra që nuk i mendoni vërtetë ose që nuk dëshironi t’i thoni.
Por cili është vendi më i përshtatshëm për të bërë biseda kaq private?
Ekspertët thonë se vendi i duhur është kur jeni ndalur me makinë të ulur pranë njëri-tjetrit.
Jo vetëm që është një hapësirë private, por ju lehtëson edhe nga ankthi i të parit të partnerit në sy, ndërkohë që i thua ato ke për t’i thënë.