Vëllai theri për vdekje me thikë vëllanë në Prishtinë, deklarohet Policia: Kishin mosmarrëveshje

Vëllai theri për vdekje me thikë vëllanë në Prishtinë, deklarohet Policia: Kishin mosmarrëveshje

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin sonte, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. 

Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës.

Zëdhëndësi i policisë Daut Hoxha të ditur se ngjarja fillimisht ka nisur si mosmarrëveshje mes dy personave e më vonë ka eskaluar në përleshje me thikë, me ç’rast një person ka ndërruar jetë

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shendetsore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njesitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hoxha.

Ky është i dyshuari që theri për vdekje me thikë vëllanë në Prishtinë

Shpërndaje në: