Vëllai i Sergio Aguero-s sulmon ashpër Pep Guardiola-n pas finales së humbur

Vëllai i Sergio Aguero-s sulmon ashpër Pep Guardiola-n pas finales së humbur

Vëllai i Sergio Aguero sulmon ashpër Pep Guardiola-n duke këmbëngulur se ai kurrë nuk e ka dashur Argjentinasin në Manchester City.

Sulmuesi doli nga pankina në finalen e Champions League për të luajtur ndeshjen e tij të fundit ndonjëherë për klubin, transmeton Periskopi.

Kontrata e Aguero nuk do të rinovohet, por ai largohet nga Etihad si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave pas një dekade jashtëzakonisht të suksesshme.

Fillimisht ai u përpoq të rikthehej si titullar pasi Guardiola arriti me Gabriel Jesus-in si të preferuar, por ai shpejt u bë lojtari kryesor i klubit në sulm përsëri.

Pavarësisht kësaj, vëllai i tij, Mauricio del Castillo, beson se katalanasi “nuk e kishte dashur kurrë” Aguero në Etihad.

Ai e bëri komentin e tij në një cicërimë  (Twitter)që më vonë e fshiu, duke shkruar: “Guardiola kurrë nuk e ka dashur vëllain tim që nga ardhja e tij në City.”
Kur u pyet se pse e kishte fshirë mesazhin ai u përgjigj: “Shumë njerëz toksikë, shumë”.

Ai më pas shtoi: “E përsosur, unë jam i lumtur që njerëzit e kanë parë atë dhe unë do ta shkruaj përsëri nëse dua”.

Shpërndaje në: