Vëllai i Liridona Ademajt: Ngritja e një aktakuze sa më shpejtë është një lehtësim për ne si familje
Ka kaluar një vit që nga vrasja e Liridona Ademajt, ku për vrasjen e saj dyshohet si i akuzuar kryesor bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për vrasjen e motrës së tij.
Leonardi ka thënë se ngritja e një aktakuzë sa më të shpejt dhe dënim maksimal që që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën.
“Sot po bëhen 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshem me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridones ështe një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre.
E kuptojmë që prokuroria duhet të pergatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyre profesionale dhe për këte ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS ështe një lehtësim për ne si familje dhe per gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën”. – ka thënë ai për T7.