Veliu: LDK ka rënë në krejt Kosovën, Lumiri nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu

Veliu: LDK ka rënë në krejt Kosovën, Lumiri nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu

Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi në Pressing në T7 se “Lumir Abdixhiku nuk ka qare pa tregu se cila është arsyeja që mori masa ndaj tij”, sipas tij masë e kundërligjshme dhe jo sipas statutit të partisë.

Veliu tha se vendimi i Abdixhikut ndaj tij është “inatçor”.

“Sa i takon rënies së LDK-së, LDK ka ra në gjithë Kosovën dhe ndaj askujt nuk është marrë asnjë masë. Në tërë atë rënie, LDK në Podujevë ka qenë forca kryesore e para në Kosovë me përqindje dhe gjithë kolegët e mi kanë qenë humbës më të mëdhenjë sesa unë, ndërsa masa është marrë vetëm tek unë”, tha në Pressing Veliu, transmeton Periskopi.

“Këtu shihet që Lumir Abdixhiku ka diçka personale me mua edhe ai kurrë nuk e ka sqaru çfarë ka personale me mua, por do të vijë një ditë që nuk ka qare pa e tregu cila është arsyeja që ai ka marrë masa të kundërligjshme ndaj meje”, tha Veliu në Pressing.

Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike

”S’është veç Avdullah Hoti” – Baton Haxhiu tregon se kush është grupi që e kundërshton Lumir Abdixhikun në LDK

 

Shpërndaje në: