Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike

Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti, ku Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri të paritsë.
Veliu përmes një shkrimi në Facebook thotë se lideri i partisë po e dërgon në ‘theqafje një familje të madhe politike’.
Postimi:
Të jeshë i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.
Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë./Periskopi/