Vehbi Kajtazi tregon dallimin mes aferës ‘Pronto’ e ‘Zdravo’: Simiqi e ekspozoi lakuriq Kusari-Lilën

Vehbi Kajtazi tregon dallimin mes aferës ‘Pronto’ e ‘Zdravo’: Simiqi e ekspozoi lakuriq Kusari-Lilën

Gazetari Vehbi Kajtazi gjatë një interviste n’Periskop me Ilir Mirenën ka treguar se ku dallojnë afera ‘Pronto’ dhe ‘Zdravo’.  Sipas tij tek afera Pronto personat e përfshirë aty kanë qenë të Kosovës, duke theksuar se ata “nuk kishin asnjë dyshim në biografinë  tyre kombëtare”.

Ndërsa tek afera “Zdravo”, Kajtazi kritikon Mimoza Kusarin Lilën për komunikimin e saj me një person që është në listën  zezë të Amerikës dhe Britanisë së Madhe dhe sipas tij “Slavko Simiq e ka ekspozu lakuriq”.

“Me i krahasu tash në rastin e zonjës Kusari-Lila duhet me bë dallimin kush me kë ka folë në rastin e  Pronto-s. Kryeministri, kryeparlamentari, shefi i grupit parlamentar, ministra e aktivista të PDK-së, të gjithë njerëz të këtij vendi shumica prej tyre njerëz të luftës, pa asnjë dyshim në biografinë  tyre kombëtare”, thotë Kajtazi.

“Rasti këndej personazh eshtë Millan Radojçiq, personazh i famshëm, njeri në listën e zezë të ShBA-së e Britanisë së Madhe, I ndjekur penalisht në Kosovë, i dyshuar për organizim të vrasjes së një politikani serb, Oliver Ivanoviq. Qysh flet ti me të? E konfirmon që ke folë me të, çka ke folë me të, me çfarë guximi ti flet me një njeri që është në listën e zezë të Amerikës. Ne mund të flasim me Milan Radojqiqin përditë. Sot me kënaqësi e kisha intervistu se na jemi gazetar, ti si shefe e grupit parlamentar pse? Përmbajtja mua po më intereson, guximi. Ty del të ekspozon lakuriq një incizim që ta ka bo një vartës I Milan Radojçiq, lakuriq  e ka ekspozu edhe e ki situatën tash kur pushteti çohen komplet e mbrojnë vetën edhe Mimoza Kusarin, ndonëse janë në koordinim  dhe komunikim me Milan Rdojçiq”, u shpreh Kajtazi për Periskopin.

Shpërndaje në: