Vehbi Kajtazi publikon emrin e zyrtarit të AKI-së, thotë se ky ia dha “lajmin” Rilind Gërvallës

Vehbi Kajtazi publikon emrin e zyrtarit të AKI-së, thotë se ky ia dha “lajmin” Rilind Gërvallës

Gazetari Vehbi Kajtazi, me informacionin e fundit, pretendon se e di emrin e një zyrtari të AKI-së, që sipas tij, thotë se është i përfshirë në rastin e RTK-së.

“Kjo rrenë, ky lajm i rrejshëm, u botua në ni media në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur ‘Bosna e lirë’. Ky medium udhëhiqet nga një person që ka qenë agjent i KOS-it, Shërbim Sekret ushtarak i Jugosllavisë që ka pasë kompetenca më të mëdha se UDB”

“RTK që tashmë është mjet propagandë, përkatësisht mjet i pushtetit për t’i luftu të tjerët që për mu nuk ka ndodhë rastësisht. Ata e bënë një lajm me burime, që gjoja Berat Buzhala dhe Ilir Mirena paguhen nga Radojciqi”, tha ai.

“Ne kemi shtet, kemi Policinë, kemi AKI-në, kemi FIT-in, kemi prokurorinë dhe do të duhej që shteti t’i verifikonte të gjitha këto pretendime nëse kanë ardhe këto para dhe si kanë ardhë. Paratë nuk vijnë nga qielli ose duhet të ketë transaksion banker ose kesh. Nëse nuk ka asnjë provë, në asnjënrën, e gjitha është propagandë”

“Filli i kësaj në bazë të deklarimeve të gazetarëve, redaktorëve dhe drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla një anëtar i VV që është instaluar në RTK që tash është kthy në një mjet propaganda, deklaroi se ky shkrim erdhi nga AKI”

“Meqë ai e hodhi këtë hipotezë që për mu është e saktë, se AKI e ka dërgu atë shkrim, atëherë unë po tregoj se zyrtari që e ka dërgu këtë shkrim është D.S. – që sipas Kajtazit, është zyrtar për luftë hibride në kuadër të AKI-së. Pra ky zyrtari i AKI-së, merr një shkrim, ia dërgon Rilind Gërvallës dhe i thotë publikoje dhe ata e publikojnë dhe kur publikohet zbulohet një skandal i këtij montimi…”, thotë  Kajtazi

Kajtazi flet për skandalin në RTK, thotë se AKI është kthyer në ‘milici private’ të Albin Kurtit kundër kundërshtarëve politikë

Ekskluzive: Vehbi Kajtazi jep emrin e zyrtarit të AKI-së që e dërgoi ‘lajmin’ e portalit boshnjak në RTK kundër Buzhalës e Mirenës

Posted by Paparaci Video on Friday, July 26, 2024

Shpërndaje në: