Vedat Muriqi kalon në te klubi rus

Vedat Muriqi kalon në te klubi rus

Që kur mbërriti në Romë dhe veshi për herë të parë fanellën e Lazios, Vedat Muriqi nuk ka arritur të bindë as trajnerët e tij, e as fansat Biancoceleste.

Shifrat flasin vetë: vetëm dy gola të kosovarit në 48 paraqitje zyrtare me fanellën e Lazios, të cilët nuk e shlyejnë investimin e rëndësishëm të bërë dy vera më parë (gati njëzet milionë euro).

Orët e fundit po flitet për një largim gati të sigurt nga Italia dhe duket se sulmuesi kosovar mund të përfundoj në Rusi.
Skuadra e interesuar për Vedat Muriqin është skuadra e madhe ruse – CSKA e Moskës, raporton gazetari italian – Gialucca Di Marzio.

Ka kontakte të vazhdueshme mes Lazios dhe klubit rus: palët po punojnë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit.

 

Shpërndaje në: