Vedat Muriqi zbulon çka po i mungon Kosovës për t’iu kthyer fitoreve
“Të arsyetojmë mungesën e rezultateve vetëm te pandemia, nuk do të ishte fer. Në ndeshjet më të rëndësishme si ndaj Maqedonisë, munguam unë, Amiri, ai tjetri, ai tjetri. Jam ndjerë shumë keq. Ishte diçka e keqe, pasi ka mundur të jetë ndeshja e karrierës”, tha Muriqi.
Sulmuesi i Lazios theksoi se se nevojitet vetëm një fitore e madhe dhe ata do të rikthehen përsëri në më të mirën e tyre.
“Kemi skuadër të mirë dhe kalojmë shumë mirë mes vete. Duhet vetëm një fitore që të kthehemi”, përfundoi Vedat Muriqi.