Vedat Muriqi për ndeshjen ndaj Rumaninë: Besojmë shumë në “hakmarrje”

Vedat Muriqi për ndeshjen ndaj Rumaninë: Besojmë shumë në “hakmarrje”

Kosova nesër nis ciklin e ri kualifikues në Ligën e Kombëve.

“Dardanët” do të përballen me Rumaninë, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në konferencë për media, sulmuesi Vedat Muriqi ka deklaruar se kërkojnë hakmarrje ndaj Rumanisë, për ato çka ndodhi disa muaj më parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Besojmë shumë në “hakmarrje” brenda vijave kufizuese. Nëse e fitojmë 3-pikëshin, do të jetë një goditje shumë e madhe për ta. Me gjithë respektin për kombëtaret tjera, ne dhe Rumania jemi favorit për vendin e parë. E vlerësojmë shumë si kundërshtar Rumaninë, ata e merituan të kualifikohen, kanë lojtarë shumë të mirë. Por me gjithë respektin për Rumaninë, ne do të shkojmë për fitore”, ka deklaruar Muriqi.

Shpërndaje në: