Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për sjellje josportive në takimin ndaj Las Palmas

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Las Plamas dhe Mallorcas, duel ky që i takoi xhiros së 14-të në La Liga.
Muriqi ishte nga minuta e parë në këtë takim, i cili luajti deri ne minutën e 88-të takimit ku edhe u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Muriq për një moment tregoi sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, duke i treguar gishtin e mesit.
Edhe pse ai u përjashtua, skuadra e Mallorcas triumfoi në fund me rezultatin 2:3.