Vedat Muriqi – Hull City: Gati oferta 10-milionëshe, kosovari zbret një rang më poshtë

Vedat Muriqi – Hull City: Gati oferta 10-milionëshe, kosovari zbret një rang më poshtë

Nuk arriti të tregojë kurrë vlerat e tij në Serie A. Kështu, e ardhmja e Verdat Muriqit te Lazio tashmë është e vulosur dhe, sipas Il Messaggero, klubi i Lotitos është në kërkim të zgjidhjes së duhur për ta shitur sulmuesin e kombëtares së Kosovës në një kohë të shkurtër.

Për momentin, oferta e vetme për sulmuesin ka ardhur nga Hull City, i cili ka vënë në tavolinë 10 milionë euro, për kartonin e qendërsulmuesit, por lojtari nuk është i bindur nga destinacioni dhe do të preferonte të rikthehej në Turqi.

Lazio edhe në këtë rast do të humbiste 8 milionë euro, në krahasim me shifrën që shpenzoi për ta sjellë ish-lojtarin e Teutës e Besës në Olimpico nga Fenerbahce.

Gjithsesi, kosovari nuk mendon të zbresë në Championship dhe me një ekip si Hull, në vendin e 19 me 23 pikë pas 23 pikësh, që praktikisht të paktën për këtë sezon nuk ka shanse të luajë për gjëra të rëndësishme. E kështu, më mirë në Turqi, por aty askush nuk duket i bindur për të rimarrë sulmuesin, të paktën jo për cmimin që ofron Hull.

Shpërndaje në: