Vedat Muriqi flet për herë të parë si futbollist i Mallorcas

Vedat Muriqi flet për herë të parë si futbollist i Mallorcas

Pas shumë zhvillimeve, tani zyrtarisht dihet e ardhmja e Vedat Muriqit.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me Mallorcan, klub të i cili ishte i huazuar në gjysmë-sezonin e fundit.

Ekipi spanjoll bëri të ditur se Muriqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.

E Muriqi ka folur perë herë të parë si futbollist i ri i Mallorcas.

”Kanë qenë negociata të vështira dhe një transferim i komplikuar, është normale që të ishte kështu, por tani jemi këtu dhe gjithçka marrë fund. Megjithatë, tani jam plotësisht i fokusuar tek ekipi im dhe nga e hëna, do të fillojë punën si vitin e kaluar,” tha ai për Esports IB3

Vedat Muriqi regjistroi 17 paraqitje në total me skuadrën spanjolle në stinorin pranveror, teksa shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime, duke e ndihmuar klubin të mbes në La Liga.

 

Shpërndaje në: