Vedat Muriqi flet pasi mposhti i vetëm Atleticon: Qëllimi im është ta ndihmoj ekipin

Vedat Muriqi flet pasi mposhti i vetëm Atleticon: Qëllimi im është ta ndihmoj ekipin

Padyshim se sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte njeriu i ndeshjes sot në takimin ndaj Atletico Madridit.

Me një paraqitje fantastike dhe mjaft aktiv në fushë, Muriqi gjeti edhe golin sot, shkruan Periskopi.

Ai realizoi gol nga pika e bardhë për t’ia siguruar skuadrës së tij tre pikë të plota.

Pas ndeshjes Muriqi në një prononcim për mediat spanjolle tha se qëllimi i tij kryesor është ta ndihmojë ekipin.

“Nuk ka rëndësi kush ka shënuar gol, por pas shtatë ndeshjeve të humbura rresht, ishte një ndjesi shumë e mirë t’i merrnim tre pikët. Përveç kësaj është e jashtëzakonshme si tifozët na kanë përkrahur deri në minutën e fundit. Bashkërisht me ta kemi pasur më shumë energji. Shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojë kjo energji. Gjatë ditës së sotme do të festojmë dhe menjëherë pas dy ditësh do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj Elche. Kjo nuk mjafton, e dinë të gjithë, por do të na ndihmojë të jemi më të qetë sesa që ishim në javët e fundit. Deri në fund kemi shtatë finale dhe dy apo tre fitore do të na lehtësonin shumë punën”, tha Muriqi.

Shpërndaje në: