Vedat Muriqi e mban vendin e parë në La Liga për këtë gjë
Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me Mallorcan.
Sulmuesi kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në La Liga.
Por, “Pirati” e mban një primat në ligën elitare spanjolle.
Më saktësisht, 28 vjeçari po prin në garën e dyluftimeve në ajër.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar i ka fituar 16 duele në ajër brenda një ndeshjeje, respektivisht në duel me Celta Vigon, një rekord absolut ky për këtë sezon.
Kësaj arritjeje i është gëzuar edhe Mallorca, e cila e ka bërë një postim duke shkruar: “Fluturon Pirati. Rekord në La Liga.”
Muriqi njihet për aftësitë e tij në lojën në ajër falë gjatësisë dhe shkëputjes së tij.