“Veç për hajër na koftë” – Don Xhoni poston videon duke gjuajtur me armë zjarri

“Veç për hajër na koftë” – Don Xhoni poston videon duke gjuajtur me armë zjarri

Don Xhoni e ka festuar në mënyrë të pazakontë përfundimin e këngës së re.

Reperi Don Xhoni ka nisur punën për projektet e reja muzikore, të cilat priten të publikohen së shpejti.

Me anë të një postimi, ai bëri të ditur se ka përfunduar xhirimet këngës “Mafia”, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth saj.

Ajo që mori vëmendjen është se ai ka “festuar” për këngën e re duke gjuajtur me armë zjarri.

“Xhirimet e Mafias përfunduan, veç për hajër na qoftë”, thotë reperi.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni titullohet “Kokaina”, me të cilin mori mbi 28 milionë klikime në YouTube.

Shpërndaje në: