“Veç je plak…”, vëllau i Fitore Pacolli që fitoi 100 mijë euro grant nga Peci, dikur kërcënonte një 90-vjeçar për një tokë 6 ari
Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, shkruan Periskopi.
“Alda Farm Ria”, kompania nën pronësinë e Blerim Pacollit, u bë përfituese e grantit vetëm ditë pasi ai kishte regjistruar biznesin e tij.
Por, ky nuk është rasti i vetëm kur familjarët e deputetes Pacolli kanë përfituar nga pushteti i motrës.
Në maj të vitit të kaluar Nacionale kishte raportuar për një rast tjetër.
Babai dhe vëllai i Fitore Pacollit kishin kërcënuar me jetë, Ismail Veliun një plak 90-vjeçar nga një fshat i Prishtinës.
Për shkak të një toke 6 ari të cilën tentonin t’ia uzurponin atij.
Madje Veliu kishte treguar për kërcënimet që i ishin bërë nga familja e deputetes së VV-së.
“Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë”- kishte deklaruar ai.
Ndër të tjera Veliu ishte shprehur se babai i deputetes Pacolli, Ramizi e kishte kërcënuar drejtpërdrejt atë duke i thënë se:
“Në hava ka me t’çu se e kam vajzën deputete.”-ishte shprehur Pacollin ndaj Veliut.
Pas publikimit të këtij rasti deputetja e VV’së kishte reaguar duke e quajtur atë lajm me tendencë, të njëanshëm dhe të pa plotë.
Kujtojmë se Fitore Pacolli njëherit është edhe në pozitën e kryetares së Komisionit për Bujqësi./Periskopi