Vdiq sistemi ekonomik: Çka të bëjmë tash?
Në katër dhjete vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe të tjera ekonomi të avancuara kanë qenë duke shtyrë përpara agjenda të tregut të lirë të taksave të ulëta, derregullimit dhe shkurtimit të programeve sociale. Nuk mund të ketë më asnjë dyshim që kjo qasje ka dështuar në mënyrë spektakulare; e vetmja pyetje është se çfarë do të/duhet të pasojë.
Çfarë lloj sistemi ekonomik është më i favorshmi për mirëqenien njerëzore? Kjo pyetje do të definojë epokën tonë sepse, pas 40 vjetësh të neoliberalizmit në Shtetet e Bashkuara dhe në të tjera ekonomi të avancuara, tash e dimë që nuk po funksionon.
Eksperimenti neoliberal – taksa më të ulëta për të pasurit, derregullim i tregut të prodhimit dhe punës, financializim, dhe globalizim – ishin dështime spektakulare. Rritja ekonomike është më e vogël tash se që ishte në qerekun e parë pas Luftës së II Botërore. Pas dekadash stagnimi apo edhe të rënies së të ardhurave për ata që janë poshtë njerëzve në majë, neoliberalizmi duhet të shpallet i vdekur dhe të varroset.
Për ta pasuar i kemi të paktën tri alternativa të mëdha politike: nacionalizmin e së djathtës ekstreme, reformizmin e qendrës së majtë dhe të majtën progresive [me reprezentimin e qendrës së majtë të dështimit neoliberal]. E megjithatë, përjashtimi i së majtës progresive, këto alternativa mbeten të lidhura në një formë me ideologjinë që ka skaduar [ose që duhet të skadojë].
Qendra e majtë, për shembull, reprezenton neoliberalizmin me fytyrë njeriu. Qëllimi i saj është që të sjellë politikat e ish presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish kryeministrit britanik Tony Blair në shekullin njëzet-e-një, duke bërë revizione fare të vogla të formave prevalente të financializimit dhe globalizimit. Ndërkohë, e djathta nacionaliste e mohon globalizimin, i fajëson emigrantët dhe të huajt për të gjitha problemet e të sotmes. E megjithatë, siç ka treguar presidenca e Donald Trump, ajo nuk është më pak e përkushtuar që të shkurtojë taksat për të pasurit, të derregullojë tregjet, dhe të eliminojë programet sociale.
Për dallin nga këto të dyja, kampi i tretë avokon atë që unë e quaj si kapitalizmi progresiv, që përshkruan një agjendë radikalisht të ndryshme ekonomike, të bazuar në katër prioritete. E para është të restaurohet balanci mes tregjeve, shtetit dhe shoqërisë civile. Rritja e ngadalshme ekonomike, rritja e pabarazisë, jostabiliteti financiar dhe degradimi i ambientit janë probleme të krijuara nga tregu, dhe si të tilla nuk mund të tejkalohet nga tregu vetvetiu. Qeveritë e kanë për detyrë që të limitojnë dhe formësojnë tregjet përmes qasjes ambientale, shëndetësore e të sigurte dhe tipeve tjera të rregullimit. Është po ashtu puna e qeverisë që të bëj atë që tregu nuk mundet të bëj, si të investojë aktivisht në hulumtime bazike, teknologji, edukim dhe shëndetësi për njerëzit.
Prioriteti i dytë është të pranohet që “pasuria e kombeve” është rezultat i një kërkimi shkencor – të mësimit të botës rreth nesh – dhe organizatave sociale që lejojnë grupe të mëdha të njerëzve të punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Tregjet prapë e kanë një rol krucial për të luajtur në fasilitimin e kooperimit social, por do t’i shërbejnë këtij qëllimi veç nëse qeverisen nga rendi dhe ligji dhe i nënshtrohet kontrollit demokratik. Për ndryshe, individët mund të bëhen të pasur duke eksploatuar të tjerët, duke mos nxjerrë pasuri nga qira-kërkuesit se sa nga zgjuarsia e tyre. Shumica e të pasurve të sotëm i hynë rrugës së eksploatimit që të mbërrinin ku janë. Ata janë shërbyer mirë nga politikat e Trumpit, që inkurajojnë qira-kërkimin ndërsa shkatërrojnë burimet ekzistuese të krijimit të pasurisë? Kapitalizmi progresiv kërkon pikërisht të kundërtën.
Kjo na sjell te prioriteti i tretë: adresimi i problemit në rritje të koncentrimit të fuqisë së tregut. Duke eksploatuar avantazhet e informacionit, duke blerë kompetitorët potencialë, dhe duke krijuar barriera për hyrje, firmat dominonte janë të afta të angazhohen në një qira-kërkim të shkallës së madhe për të dëmtuar secilin. Rritja në fuqinë e korporatave të tregut, e kombinuar me rënien në blerjen e punëtorëve, shpjegon pse pabarazia është kaq e lartë dhe rritja është kaq e vogël. Nëse qeveria nuk merr një rol më aktiv se në përshkrimet neoliberale, këto probleme me shumë gjasa do të përkeqen më tej, për shkak të avancimit të robotizimit dhe të inteligjencës artificiale.
Çështja e katërt kyçe në agjendën progresive është që të pres lidhjen mes fuqisë ekonomike dhe influencës politike. Fuqia ose pushteti ekonomik dhe influenca politike janë duke e përforcuar njëra-tjetrën, veçanërisht kur, si në ShBA, individët e pasur dhe korporatat mund të shpenzojnë pa limit në zgjedhje. Derisa ShBA-të lëvizin edhe më afër sistemit jodemokratik të “një dollar, një votë,” sistemi i dhënies së përgjegjësive që është aq i rëndësishëm për demokracinë duket se nuk do të mbajë më: asgjë nuk do të mund të kufizojë pushtetin e të pasurve. Ky nuk është veç problem moral dhe politik: ekonomitë me më pak barazi performojnë më mirë. Reformat kapitalisto-progresive duhet të nisin përmes shkurtimit të influencës së parasë në politikë dhe reduktimit të pabarazisë.
Nuk ka asnjë plumb magjik që mund të kthejë dëmet që janë shkaktuara nga dekada të tëra të neoliberalizmit. Por një agjendë krahasimore e skicuar përmbi absolutisht mundet. Ajo duket të fokusohet në edukim, hulumtim dhe të tjera burime të krijimit të pasurisë. Duhet ta mbrojë ambientin dhe të luftojë ndryshimet klimatike me të njëjtën vigjilencë siç bënë mbështetësit e Kursit të Ri në ShBA. Dhe duhet të ofrojë programe publike për të siguruar që asnjë qytetari nuk i mohohen kushtet bazike për një jetë të mirë. Kjo përfshin sigurimin ekonomik, qasjen në punë dhe një pagë të dinjitetshme, kujdes shëndetësor, pensionim të sigurte dhe cilësi në arsimimin e fëmijëve të tij.
Kjo agjendë është e përballueshme; në fakt, nuk mund ta përballojmë që të mos e bëjmë atë. Alternativat e ofruara nga nacionalistët dhe neoliberalët do të garantonin më shumë stagnim, pabarazi, degradim mjedisor, dhe përçarje politike, që potencialisht mund të çojnë në një të ardhme që nuk duam as ta imagjinojmë.
Kapitalizmi progresiv nuk është një oksimoron. Ajo është alternativa më e qëndrueshme e vibrante ndaj një ideologjie që ka dështuar totalisht. Si e tillë, ajo përfaqëson shansën më të mirë për t’i ikur sëmundjes së sistemit aktual ekonomik e politik. /Përktheu Periskopi nga The Project Syndicate
*Joseph E. Steglitz është laureat i çmimit Nobel në Ekonomi.