Vdiq në vitin 2016: ‘Ngritet nga vdekja’ ish-lojtari i Schalke 04, shfaqet befasisht në Gjermani

Vdiq në vitin 2016: ‘Ngritet nga vdekja’ ish-lojtari i Schalke 04, shfaqet befasisht në Gjermani

Një aksident rrugor në vitin 2016 rezultoi me vdekjen e tij. Ose të paktën kështu dukej.

Në fakt, pas 5 vitesh, Hiannick Kamba është më i gjallë se kurrë. Tani është e qartë se ish-futbollisti i Schalke 04 do të akuzohet se ka falsifikuar vdekjen e tij për të marrë shpërblimin e siguraicionit të jetës prej një milion e 200 mijë eurosh.

Siç raportohet nga The Sun, ish-futbollisti kongolez përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për simulimin e vdekjes së tij për të marrë kompensimin milioner, që pastaj shkoi për gruan e tij. Në Gjermani, pikërisht në gjykatën në Essen, ka filluar gjyqi ndaj ish -futbollistit dhe gruas së tij, të cilët tani rrezikojnë të përfundojnë në burg.

Në janar 2016, Kamba shkoi në Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, por menjëherë pas kësaj, miqtë dhe kolegët morën lajmin e trishtuar të vdekjes së tij, pas një aksidenti automobilistik. I qarë për 4 vjet, ish -lojtari u shfaq papritur në Gjermani në maj 2020, duke punuar si teknik kimik në një kompani që më parë e kishte punësuar në vitin 2013. Në atë kohë, ai tha se ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng nga njerëz të panjohur e se nuk donte tia dinte që gruaja e tij Christina kishte marrë paratë e siguracionit. Tani, hetimi e gjyqet që mund të çojë çiftin në një dënim deri në 10 vjet burg për mashtrim.

 

Shpërndaje në: