Vdes zyrtarja e policisë së Kosovës Tevide Lipovica

Vdes zyrtarja e policisë së Kosovës Tevide Lipovica

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Lipovica, kolegët dhe miqtë e zyrtares policore Tevide Lipovica, pas ndarjes së saj të parakohshme nga jeta.

 

 

 

 

 

Në një telegram ngushëllimi, Sindikata ka theksuar se humbja e Tevide Lipovicës është një dhimbje e madhe për të gjithë ata që e njohën, për familjen, kolegët dhe gjithë Policinë e Kosovës.

“Të nderuar familje Lipovica, kolegë dhe miq, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës. Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë,” thuhet në telegramin e Sindikatës.

Sindikata ka përmendur se kujtimi i Tevide Lipovicës do të mbetet i paharruar, dhe ka shprehur solidaritetin me familjen dhe kolegët e saj.

 

 

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

Shpërndaje në: