Vdes zyrtari policor, Fadil Babatinca
Është ndarë nga jeta zyrtari policor nga Podujeva, Fadil Babatinca.
Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, transmeton Klankosova.tv.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Fadil Babatinca. Fadili ishte një figurë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Si polic i komunitetit, ai ishte gjithmonë pranë qytetarëve – në rrugë, në lagje dhe mes njerëzve”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Me kujdesin, përkushtimin dhe fjalën e ëmbël, ai krijoi një lidhje të veçantë me komunitetin që e shërbente me aq përkushtim. Fadili ishte shembull i një zyrtari të devotshëm në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së vendit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Babatinca, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën Fadilin”.