Vdes vogëlushja 8 ditëshe nga një puthje
Të sapolindurit janë shumë delikatë, kanë mbrojtje shumë të ulët imune dhe janë të prirur për të marrë me lehtësi viruset. Për këtë arsye në muajt e parë të jetës nuk duhet t’i prekni të sapolindurit nëse jeni sëmurë, mos i puthni dhe mos i prekni me duart e pista. Në fakt, organizmat e tyre delikate mund të absorbojnë të gjitha llojet e baktereve ose viruseve dhe t’i bëjnë ato shumë të rrezikshme. Për fat të keq, shpesh dëgjojmë histori për foshnja që vdesin nga një puthje. Tregimi i dhimbshëm dhe i trishtuar vjen nga një nënë amerikane, e cila humbi të bijën vetëm 8 ditësh për shkak të një puthjeje.
Nëna tha se nuk kishte planifikuar shtatzëninë, por që sapo kishte zbuluar se kishte një fëmijë, e para, ajo ishte shumë e lumtur. Shtatzënia ishte e vështirë, nëna pati lindje të parakohshme.
“Isha shumë e frikësuar, por isha gjithashtu e ngazëllyer për takimin me të. Bërtita kur e pashë dhe e dëgjova zërin e saj. Sa shumë dashuri pata kur e mora në krahë. Ajo peshonte 3.6 kg dhe ishte e bukur”.
Nëna tha se fëmija, në ditët e para të jetës, shpesh mbahej në krahë nga të afërmit dhe të miqtë, por pastaj ndodhi e paimagjinueshmja.
“Para se të sëmurej, nuk më interesonte nëse dikush e mbante, por nuk doja që të gjithë ta puthnin. Sinqerisht, si një nënë e re unë isha e shqetësuar për gjithçka, por nuk e imagjinoja që një fëmijë mund të merrte herpes”.
Foshnja, një ditë pas lindjes së saj, filloi të ndihej keq.
Pas 36 orëve të lindjes filloi të përjetonte simptoma që përfshinin mungesë energjie, oreks dhe sheqer të ulët të gjakut. Rreth fundit të ditës së dytë filloi të ndihej me të vërtetë keq dhe duhej të transportohej në një spital tjetër. Vajza filloi të kishte rritje të lëngjeve në mushkëritë e saj. Truri dhe mushkëritë ishin aq të fryra saqë venat në gjoks ishin të dukshme.
Ajo kishte marrë herpes nga dikush që e kishte puthur, por tek të porsalindurit kjo sëmundje bëhet vdekjeprurëse.
Pothuajse 14 mijë fëmijë vdesin çdo vit për shkak të këtij virusi./Pernenat