Vdes veterani i UÇK’së Zenel Hyseni

Vdes veterani i UÇK’së Zenel Hyseni

Ka vdekur ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kaqanoll i Mitrovicës, Zenel Hyseni, shkruan Periskopi.

 

I ndjeri ka qenë prej ushtarëve të parë në Zonën Operative të Shalës, Brigada “141”, varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00, në vendin e lindjes.

Postimi i plotë:

 

NJOFTIM MORTOR,

E nderuara familja Hyseni, me pikëllim të thellë morëm lajmin shumë të hidhur për ndarjen nga jetë të familjarit tuaj e bashkëluftetarit të UÇK-së Zenel Jashar Hyseni.
Veterani i luftës së UÇK-së ishte i kyçur në Zonën Operative të Shalës në Brigadën “141”, Mehë Uka.
Sipas njoftimit të familjes ju njoftojmë se ceremonia e varrimit bëhet në fshatin e tij të lindjes në Kaqanoll të Komunsë së Mitrovicës në ora 15:00.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta gjithë familjes Hyseni e bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Kryetari i OVL të UÇK-së
Dega në Mitrovicë
z. Rafet Ibishi

 

Shpërndaje në: