Vdes Tina Kaidanow, ish-ambasadorja e ShBA’ve në Kosovë
Ka vdekur ish-ambasadorja e ShBA’ve në Kosovë Tina Kaidanow, shkruan Periskopi.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur ish-ministri Skënder Hyseni.
Ajo u angazhua në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj./Periskopi
Postimi i plotë:
Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në pergatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendsueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.
Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe!
R.I.P. Ambassador Tina Kaidanow