Vdes regjisori i filmit “Texas Chainsaw Massacre”

Vdes regjisori i filmit “Texas Chainsaw Massacre”

Regjisori i filmit “The Texas Chainsaw Massacre”, Tobe Hooper, ka vdekur në moshën 74 vjeçare,

Lajmin e ka konfirmuar edhe mjeku ligjor i Qarkut të Los Angeles.

Hooper vdiq të shtunën në Sherman Oaks, California, raporton Variety.

Ende  nuk është zbuluar arsyeja e vdekjes së tij.

Hooper e kishte bërë filmin Texas Chainsaw Massacre më 1974 për më pak se 300 mijë dollarë, film ky që ishte ndaluar në shumë shtete shkaku i dhunës së portretizuar në të, por kishte fituar mbi 30 milionë dollarë në arkat filmike.

Shpërndaje në: