Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës personi që mbeti i plagosur sot në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Naser Syla.
“Po, mund të ju konfirmoj se personi i plagosur, nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve”.