Vdes papritur modelja e njohur botërore

Vdes papritur modelja e njohur botërore

Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e saj “të papritur”,e ndërsa autoritetet nga hetimet e deritanishme thonë se nuk ka “asnjë rrethanë të dyshimtë”.

“Me trishtim të madh të shpallim vdekjen e papritur të Stella Tennant, në 22 Dhjetor 2020,” thuhet në deklaratë. “Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne”.

Fama e saj nisi menjëherë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22-vjeçare dhe nisi të punonte me marka të famshme të modës së lartë si Alexander McQueen,  Jean Paul Gaultier,  Burberry dhe Calvin Klein.

Stella Tennant, e cila mbushi 50 vjeç në 17 dhjetor, modeloi për shtëpitë më të larta të modës duke përfshirë Chanel, Versace dhe Valentino dhe ishte muza e Karl Lagerfeld. Ajo u shfaq për herë të fundit në kopertinën e Vogue në 2018-ën, në 25 vjetorin e shfaqjes për herë të parë në revistë kur ishte vetëm 22 vjeç në 1993-shin.

Versace, përmes një postimi në Tëitter shkroi se Stella Tennant ishte muza e Gianni Versace-s për shumë vite dhe mikeshë e familjes.

 

Shpërndaje në: