Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku u raportuar për dy të plagosur të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Sinjali raporton se njëri nga të plagosurit nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ai siç merr vesh Sinjali është: Naser Gashi.
Gazeta Sinjali ka raportuar se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.
Ndërsa i plagosuri tjetër është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.
Lajmin për Periskopi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga organet e rendit.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo.
Prishtinë/ Pamje nga vendi ku u plagos me armë zjarri një person, shihen Policia dhe autoambulanca