Vdes një pjesëtar i policisë së Kosovës
Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Deli Tigani, familjes së tij, miqve dhe kolegëve të dashur të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër”.