Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti, Policia jep detaje

Një person ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga një lartësi e një objekti ku punonte në lagjen “Veternik”, në Prishtinë.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se personi i vdekur është shtetas i huaj.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ajo.
Ahmeti tutje ka treguar se Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./Periskopi/