Vdes një person në QKUK, u godit nga një veturë në Prizren
Një person (këmbësor) ka ndërruar jetë sot në QKUK, pasi u godit nga një veturë në lëvizje të dielën në Prizren.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, këmbësori për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për tretman në QKUK.
Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore”, ka thënë Bytyqi.
Tutje ai tha se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar ( V.S. 1987) të dërgohet në mbajtje.
Po ashtu Bytyqi theksoi se nga QKUK rreth orës 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.