Vdes një person në Gjilan, Policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Vdes një person në Gjilan, Policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Gjilan. Sipas Policisë, mbrëmë nga Spitali i Gjilanit është përcjellë një burrë në gjendje të rëndë për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe ka vdekur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Nga spitali rajonal Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK-së. Më datë 27.05.2020 rreth orës 08:00 nga QKUK-ja jemi informuar se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

Shpërndaje në: