Vdes një i burgosur në Gjilan, SHKK thotë se ishte i sëmurë: Terapinë e merrte me kohë, s’kishte shqetësime

Vdes një i burgosur në Gjilan, SHKK thotë se ishte i sëmurë: Terapinë e merrte me kohë, s’kishte shqetësime

Ka vdekur një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Gjilan. Njoftimin e ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Sipas tyre vdekja ka ndodhur dje rreth orës 24:00 dhe se i burgosuri që nuk jeton më është K.S.

“K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”.

Sipas njoftimit, terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit”.

Shpërndaje në: